Spice-X, një supermakinë elektrike e përballueshme nga të gjithë

armir 0

Kur dëgjojmë apo flasim për makinat Italiane, emrat e pare që na vijnë në mendje janë markat si Ferrari, Lamborghini, Masserati apo Alfa Romeo.Këto janë me të vërtetë marka të shquara dhe janë të pajisura me fabrika të mëdhaja në mënyrë që makinat që prodhojnë të arrijnë maksimumin e tyre.

Gjithsesi, një kompani tjetër Italiane bën rolin e kundërshtarit me këto emra të mëdhenj. Spice-X, siç kompania e quan, është një përpjekje bashkëpunuese ndërmjet kompanive të makinave në Piedmont, Itali. Qellimi i kësaj kompanie është të krijojë një makinë garuese elektrikeqë të jetë e lehtë në peshë dhe ta ndërtojë atë me materiale jo të shtrenjta për të ulur koston. Me pak fjalë, kjo markë dëshiron të ndërtojë një makinë garuese për të gjithë.

E projektuar nga Fabrizio Pepe, kjo makinë është jashtëzakonisht e vogël në përmasame gjatësi 3,827 milimetra dhe gjerësi 1,695 milimetra. Përveç kësaj, edhe pse nuk është zbuluar tërësisht, materialet e përdoruara për ndërtimin e kësaj janë kaq të lehta saqë pesha e përgjithshme e kësaj makine është vetëm 600 kg. Kjo e bën këtë makinë një nga makinat më të lehta elektrike në kohërat moderne duke na kujtuar paksa dhe Lotusin.

Kjo makinë është e fuqizuar nga dy motorra elektrik për të dyja rrotat e pasme. Të dy motorrat mund të prodhojnë 40 kuaj fuqi secili, gjë që e lejon Space-X të arrijë një maksimum shpejtësie prej 160 km/orë ose 210 km/orë, varet nga versioni i makinës.

Për momentin nuk ka një çmim të zbuluar për makinën, por kompania ka premtuar që makina do të jetë e përballueshme.

This post is also available in: English