Studim: Markat e lira të makinave më të besueshme se markat shtrenjta.

liridona 0

Shumë prej jush mund të mendojnë se makinat premium janë më pak problematike se sa makinat për masat. Kjo është e vërtetë, por vetëm në disa raste.

Sipas një studimi të kryer në SH.B.A Siguria e Automjeteve, për herë të parë markat që prodhojnë makina për masat kanë pasur një rezultat shumë herë më të mirë se markat premium.

Studimi i kryer mbi 32,952 pronarë makinash, tregon se ndër 100 makina premium, kanë rezultuar 141 probleme. Ndërsa në makinat për masat kanë rezultuar 135 probleme.

Megjithatë kjo është vetëm njëra anë e monedhës. Për tetë vite me radhë, Lexus, një markë luksoze, u rëndit në vendin më të lartë të sigurisë mes gjithë markave, me vetëm 106 probleme për 100 automjete.

Mposhtë janë ditur markat e makinave nga më të besueshme tek ato më problematiket. Numrat në të majtë të grafikut përfaqësojnë numrin mesatar të problemeve për 100 automjete që bëjnë makinat e markave të paraqitura:

Një tjetër markë premium, Porsche, së bashku me Toyota, ndajnë vendin e dytë me 108 probleme të shfaqura gjatë studimit.

Makina më e Besueshme është shpallur Porsche 911.

Ajo çfarë vlen të theksohet, është se markat gjermanë për herë të parë në 30 vite ishin më mirë se mesatarja e industrisë.

Makina më problematike është Fiat. Pronarët e makinave Fiat kanë shpenzuar kohën më të madhe në dyqane riparimi. Në 100 makina, janë shfaqur 249 probleme.

Mund t’ju duket e habitshme, por modelet Volvo të 2016-ës gjithashtu kanë shfaqur keqfunksionim të makinave. Studimi tregon se pronarët kanë pasur 204 probleme për 100 makina.