Studimi zbulon se disa makina moderne pa çelës janë të rrezikuara nga hakerat.

liridona 0

Hyrja pa çelës dhe funksionet start-stop të motorit janë prej opsioneve më të pëlqyera nga konsumatorët në makinat e reja. Madje edhe makina të vogla e ofrojnë këtë opsion me një kosto shtesë.

Ato mund ta bëjnë jetën më të lehtë, por sipas studimeve janë shumë më të rrezikshme kur vjen puna tek siguria e makinës.

Klubi i Automobilave në Gjermani testoi 237 makina moderne prej 30 markave, dhe gjeti se 230 prej tyre janë të rrezikuara për tu vjedhur nga hakerat. Madje kjo mund të bëhet me anë të pajisjeve që blihen online krejt lirë.


Këto sulme i lejojnë vjedhësit të hapë dhe ndezë makinën pa pasur nevojë për çelësat. Këto hajdutë thjesht skanojnë sinjale të transmetuara me çelësa wireless dhe janë të aftë të hapin makinën.

Nga studimi, vetëm tre makina i rezistuan sulmit të hakerave. Të tre modelet ishin ndërtuar nga Jaguar Land Rover. Respektivisht ishin modelet Jaguar I-Pace, si dhe versionet e fundit të Land Rover Discovery dhe Range Rover Evoque.

Thuhet që makinat moderne janë më të sigurta se kurrë. Por Klubi i Automobilave që kreu studimin këshillon që pronarët e makinave të gjejnë në manualin e tyre si të çaktivizojnë sistemin pa çelës.