Subaru ka kërkuar të tërheqë mbrapa mbi 72,000 makina

liridona 0

Marka Subaru ka kërkuar të tërheqë mbrapsht modelet Impreza të viteve 2004-2009, Liberty dhe Outback të viteve 2008-2010 nga ankesat e shumta që janë drejtuar për shkak të një problemi me sistemin elektrik në pompën e naftës.

Sipas kompanisë, ky problem te makinat e prekuara mund të përkeqësohet gjatë kalimit të kohës. Kjo gjë bën që pompa e naftës të mos punojë në mënyrë precize, duke zgjatur kohën që motorri të ndizet dhe kështu për pasojë i shkakton makinës probleme me ndezjen ose mund të ndalojë së funksionuari gjatë ecjes.
Në qoftë se kjo ndodh, përdoruesëve të makinave i kanoset një rrezik i madh.

Në një total prej 72,076 makinash janë të përfshira:  21,870 Impreza, 29,442 Libertys dhe 20,764 Outbacks për të qënë më precizë.

Marka Subaru do të njoftojë pronarët e makinave të prekura nëpërmjet emailit dhe do ti këshillojë të shkojnë në pikën më të afërt për të riparuar këtë dëm.

This post is also available in: English