Subaru konfirmon debutimin e WRX STI S209 në Detroit ‘Auto Show’

ardita 0

Më përpara ishin thjesht thashetheme por tashmë Subaru ka konfirmuar prezantimin e WRX STI S209 në panairin e makinave në Detroit.

Në një deklaratë zyrtare nga Subaru, S209 do të zbulohet në 12:40 pas një fjalimi të shkurtër nga Presidenti Ndërkombëtar i Subaru Tecnica, Yoshio Hirakawa.

Gjithashtu kompania zbuloi një foto të pjesës së përparme të makinës S209, nuk mund të dallohej shumë por duket si S208 dhe S207. Javën e kaluar Subaru publikoi në Facebook një video të shkurtër ku shfaqej makina e mbuluar me një shtresë kamuflazhi ndërsa po testohej. 

Ajo që pamë ishte WRX STI më e mirë që Subaru ka bërë ndonjëherë, një përmirësim evolucionar mbi serinë S të sedanëve STI.

Vjen pyetja se çfarë ka nën kofano? Versioni i Amerikës së Veriut i WRX STI ka një motor turbo 2.5 litërsh. Por të gjitha seritë S të Subies në Japoni kanë qënë të pajisura me një motor turbo 2.0 litërsh dhe që çuditërisht marrin më shumë energji pavarësisht se kanë një motor të vogël. Ndërsa për motorin e WRX STI S209 na duhet të presim deri me 14 janar, dita që do të prezantohet makina.

This post is also available in: English