Sulltani i Bruneit zotëron mbi 7,000 super-makina të veçanta

armir 0

Pasuria e Sulltan Hassanal Bolkiah arrin deri në 20 miliard dollarë. Dhe ky nuk është ndonjë sheik nga Lindja e Mesme apo ndonjë miliarder nga SHBA apo Europa.

Ky cilësohet si mbreti më i pasur në botë dhe ky mbretëron në një vend të vogël në Azi që është shumë i pasur me naftë dhe gaz natyral.

Tani le të flasim për koleksionin e makinave të këtij mbreti. Ai zotëron mbi 7,000 të tilla dhe shumica e tyre janë të rralla.

Në koleksionin e makinave të tij mund të gjejmë 604 Rolls Royce, 574 Mercedes-Benz, 452 Ferrari, 382 Bentley, 209 BMW, 179 Jaguar, 134 Koenigsegg dhe 21 Lamborghini.