Super Jahti 122-metra “Aurora Borealis”

armir 0

Kurt Stand, projektuesi i njohur i jahteve, ka zbuluar konceptin e tij të fundit të Super Jahtit 122 metra “Aurora Borealis”.

Frymëzimi i Kurt Stand për këtë jaht ishte natyra e mrekullueshme, si dhe kushtet e përafërta të motit në pjesën veriore të Norvegjisë, ku ai ka lindur dhe është rritur. Qllimi i këtij jahti është të eksplorohet dhe shijohet natyra e bukur nga brënda këtij hajti luksoz. Kur koha e lejon, jahti mund të shëndrohet në një përvojë të hapur në natyrë. Është i dizenjuar me ballkone të lëvizshëm dhe porta të mëdha, për të pasur kombinimin perfekt të luksit dhe aventurës. Ky super Jaht ka si qellim të eksplorojë destinacionet më pikante që nga akullnajat deri te topikalet.

Jahti është 6 kate i lartë, me gjatësi prej 122 metrash dhe ka një rreze masive prej 20 metrash.
Në pjesëne pasme ka një fushë të madhe helikopteri. Përballë fushës së helikopterit është një pishinë me dysheme xhami e lëvizshme në rast se duhet të parkohen dy helikopterë.

Jahti është i pajisur me kinema, sallon bukurie me spa, palestër dhe madje me një sistem pjerrësie skish alpine. Kuverta e poshtme ka 48 kabina private për ekuipazhin. Jahti është projektuar me gjeneratën e ardhshme miqësore ndaj mjedisit. Teknologjia e hidrogjenit është e përdorur më shumë në industrinë e makinave, por Kurt dëshiron që industrinë e jahteve ta sjelli në një nivel tjetër sepse ai beson që është përfituese për gjithë planetin.

This post is also available in: English