Super luksoze dhe me çmime marramendëse, njihuni me koleksionin e makinave të Cristiano Ronaldo-s

ardita 0

Kush nuk e njeh Cristiano Ronaldo -n i cili është cilësuar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai është një futbollist profesionist portugez i cili luan me klubin spanjoll Real Madrid dhe me Kombëtaren portugeze.

Ai gjithashtu ka fituar edhe shumë çmime shumë të rëndësishme si Topi i Artë, FIFA lojtari Botëror i vitit etj. Cristiano Ronaldo është i famshëm jo vetëm si futbollist por edhe si një model për shumë marka të ndryshme rrobash, makinash etj. Hobi i tij është që të koleksionojë makina të shpejta dhe luksoze.

Ai është konsideruar si një nga koleksionistët më të zjarrtë të makinave midis futbollistëve dhe atletëve anembanë globit. Vlera e makinave që ka koleksionuar shkon rreth 4,912,000 dollarë dhe janë të gjitha modele nga markat më të njohura. Më poshtë do të keni detajet e makinave si dhe çmimet përkatëse.

1. BMW M6
Kjo ishte makina e tij e parë të cilën e bleu në vitin 2006, pasi nënshkroi kontratën me Manchester United. Makina i ka kushtuar rreth 102,000 dollarë.

2. Bentley Continental GT6
Kjo ishte makina e dytë e tij dhe e ka blerë në vitin 2007. Makina i ka kushtuar rreth 195,000 dollarë.

3. Mercedes Benz C-Class Sports Coupe
Edhe këtë makinë ai e ka blerë gjatë vitit 2007, gjithashtu ka thënë se tek kjo makinë me shume i ka pëlqyer pamja e saj fantastike. Kjo makine i ka kushtuar 55,000 dollarë.

4. Porsche Cayenne
Blerja e kësaj makine ka ndodhur po në vitin 2007 dhe ka kushtuar rreth 70 000 dollarë.

5. Ferrari 599 GTB Fioranno
Kjo makinë u ble nga Cristiano Ronaldo në vitin 2008 me një çmim prej 310,000 dollarësh.

6. Audi Q7
Eshtë një makinë shumë elegante dhe u ble nga Ronaldo në vitin 2008 me një çmim prej 50,000 dollarësh.

7. Ferrari F430
Makina kushton rreth 300,000 dollarë dhe është një nga makinat më luksoze në koleksionin e tij.

8. Porsche 911 Carrera 25 Cabriolet
Makina është blerë në vitin 2009 me një shumë prej 101,000 dollarë.

9. Bentley GT Speed
Kjo makinë u ble në vitin 2009 me një shifer prej 220,000 dollarësh.

10. Audi R8
Në vitin 2009 Ronaldo bleu dy modele makinash nga marka e njohur Audi. Modeli Audi R8 i kushtoi rreth 150,000 dollarë.

11. Audi RS6
Ndërsa Audi RS6 i ka kushtuar rreth 80,000 dollarë.

12. Maserati GranCabrio
Ky është Maserati i vetëm që ndodhet në koleksionin e tij dhe e ka blerë në vitin 2010 për vetëm 140,000 dollarë.

13. Ferrari 599 GTO
Ky është Ferrari i tretë në koleksionin e tij dhe e ka blerë në vitin 2011 me një shumë rreth 385,000 dollarë. Nga gjithë koleksioni i tij kjo është makina e dytë e tij që e ka blerë më shtrenjtë.

14. Lamborghini Aventador LP 700-4
Kjo makinë është blerë në vitin 2012 dhe i ka kushtuar rreth 318,000 dollarë.

15. Mercedes Benz C220 CDI
Makina është blerë me një çmim tregu prej 40,000 dollarë.

16. Bugatti Veyron
Kjo makinë është një mrekulli e teknologjisë dhe stilit. Deri tani është makina më e shtrenjtë e koleksionit të tij. E ka blerë në vitin 2017 dhe i ka kushtuar Ronaldos 1.7 milionë dollarë.

17. Aston Martin DB9
Kjo makinë është blerë në vitin 2016 me një shumë prej 200,000 dollarësh.

18. Phantom Rolls Royce
Në koleksionin e tij nuk kishte si të mungonte makina e mrekullueshme Phantom Rolls Royce të cilën ai e ka blerë rreth 200,000 dollarë.

 

Lini një Përgjigje