Superjahti i Esenyacht afër përfundimit.

Admin 0

Ndërtimi i superjahtit Project Troy është afër përfundimit. Jahti prej 47 metrash është duke u dërguar në një hangar tjetër nga ku do të kryen dhe punimet përfundimtare.

Pamja e jashtme dhe e brendshme e Project Troy është dizenjuar nga Tim Saunders ndërsa forma e anijes dhe ndërtimi nga Dyska Naval Architects. Ajo ka një gjatësi prej 47,25 metrash.

Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona si dhe 9 anëtarë ekuipazhi. Disa nga materialet që do të përdoren për pamjen e brendshme të jahtit janë lëkurë italiane dhe mermer.

Të shikosh Troy në fazat e fundit të ndërtimit të saj është një ndjesi mahnitëse-tha Deniz Can kreu i Esenyacht. Do të jetë një kënaqësi e madhe të shoh Troy të udhëtoj nëpër oqeane.shtoi ai.

This post is also available in: English