Superjahti i Feadship iu është dorëzuar pronarit! (Video)

Superjahti prej 87 metrash i ndërtuar nga Feadship dhe i quajtur Lonian iu është dorëzuar pronarit.
Jahti kreu testet e para në det të hapur në muajin shtator dhe i përfundoi ato me sukses.
Pamja e jashtme dhe e brendshme e këtij superjahti prej 4 katësh është dizenjuar nga studioja Sinot Exclusive Yacht Design në bashkëpunim me studion Richard Hallberg Interior Design për dizajnin e brendshëm të jahtit.
Jahti ka suitën e madhe të pronarit, 4 dhoma të mëdha për të ftuarit se edhe 2 dhoma VIP.
Ky superjaht mund të akomodojë një ekuipazh prej 27 anëtarësh. Shpejtësia normale e udhëtimit të këtij jahti është 12 nyje.