Superjahti luksoz i Roberto Cavalli-t 27 metra i gjatë, gati për nisje

ardita 0

Në maj të vitit 2017 ‘Yacht Harbour’ njoftoi që jahti Fouriserie i CNN iu shit një klienti italian. Ky klient ishte Roberto Cavalli dhe tashmë superjahti ‘Freedom’ prej 27 metrash është gati për nisje.

Ky superjaht është dizajnuar plotësisht nga Roberto në bashkëpunim me mikun e tij projektues Tommaso Spadolini. Jahti është pjesë e linjës Fuoriserie të CCN.

‘Freedom’ është një jaht shumë i shpejtë dhe ka një superstrukturë, arrin një shpejtësi maksimale prej 40 nyjesh falë tre motorëve. Pjesa e jashtme ashtu sikur ajo e brendshme pasqyrojnë personalitetin e pronarit, i cili kërkoi një jaht që të ketë kontakt maksimal me detin, por duke siguruar gjithashtu privatësinë më të madhe. 

Jahti do të prezantohet si një premierë botërore në “Monaco Yacht Show”, i cili do të zhvillohet me 26 deri në 29 Shtator, në portin ‘Hercules’. CNN tha se ka edhe një jaht tjetër prej 30 metrash që është dizajnuar nga Guido de Groot dhe që i është shitur një pronari europian.

This post is also available in: English