Supermakina elektrike Aspark Owl do të tentojë të thyejë rekordin e Nurburgring

Admin 0

A ju kujtohet makina Aspark Owl? Aspark është një kompani japoneze e cila është duke ndërtuar një supermakinë elektrike që njihet me emrin Owl. Kjo makinë u prezantua vitin e kaluar tek Paris Motor Show dhe tërhoqi shumë vëmendjen e pjesmarrësve. Kjo makinë ka katër motorrë elektrikë të cilët prodhojnë deri në 1150 kuajfuqi. Tani kompania japoneze po konsideron mundësinë që makina e tyre të provojë të thyejë rekordin e vendosur në pistën gjermane të Nurburgring. Momentalisht rekordin si makina më e shpejtë elektrike në pistën e Nurburgring e mban NIO EP9 por Aspark mendon se makina e tyre mund ta thyejë këtë rekord.

Aspark do të ndërtojë vetëm 50 makina Owl dhe një prej tyre do të kushtojë 3.1 milion euro. Aspark ka deklaruar se shumica e makinave janë prenotuar edhe nuk ka bërë të ditur një numër të saktë të makinave të shitura. Aspark do të prezantojë makinën e përfunduar në Dubai Motor Show në muajin nëntor dhe makina e parë pritet t’i dërgohet klientit në muajin prill të vitit të ardhshëm.

This post is also available in: English