Supermakina elektrike e Lamborghinit nuk do të punojë me bateri, por do të fuqizohet me…

ardita 0

Vitin e kaluar Lamborghini dhe Instituti i Teknologjisë i Massachusetts prezantuan “Terzo Millennio”, që ishte një projekt me nje dizajn super-futuristik i cili mundësohej nga energjia elektrike. Këtë projekt e zhvilluan me idenë për të treguar sesi do të dukeshin makinat e së ardhmes. 

 

Gjatë një interviste me Digital Trends,  një nga drejtuesit ekzekutivë të kompanisë, Maurizio Reggiani tha se ekipi i tij shpesh ka diskutuar sesi mund të dukej një makinë Lamborghini elektrike. Sipas tyre teknologjia e sotme që është përdorur tek makinat elektrike si : Tesla, Nissan dhe Jaguar nuk është i përshtatshëm për një makinë super sportive si Aventador S. Problemet kryesore kanë të bëjnë me peshën dhe me vendosjen e paketës së baterisë.

Ai gjithashtu shtoi: “Makinat tona duhet të kenë një shpejtësi maksimale më të lartë se 186 mph, ata duhet të jenë në gjendje të bëjnë tre xhiro të plota me një shpejtësi të madhe nëpër pistën Nordschleife. Me teknologjinë aktuale të baterisë makina nuk e bën dot këtë. Siç duket shumica e automjeteve elektrike si psh. crossover dhe SUV përshtaten më së miri për të mbajtur një bateri të tillë ndërsa Lamborghini nuk është i prerë për këtë gje pasi do t’i shtonte akoma edhe më shumë peshë.”

Por projekti “Terzo Millennio” ilustron se teknikisht është e mundur të ruhet energjia në pjesët që përbëhem me fibra e karboni; panelet e trupit por edhe tek mbështetëset e sediljes. Nëse çdo gjë bëhet me një material të lehtë atëherë kjo gjë është e mundur. Sipas Reggianit kompesimi i peshës së një drivetrain elektrik duke ruajtur energjinë në panelet e trupit është e vetmja mënyrë për të bërë një makinë sportive, elektrike.

Reggiani gjithashtu sqaroi se: “Unë mund t’ju them se projekti hulumtues do të përfundojë brenda 3 vitesh. Kur të arrijmë në fund të projektit nëse do të shkojë gjithçka mirë nevojiten 2 vite për industrializim. Plus duhen edhe 5 vite të tjera për të vënë një makinë në prodhim. Kjo do të thotë që teorikisht në vitin 2030 ju mund të keni një Lamborghini të plotë elektrike. Por nëse diçka na dështon atëherë ne do t’ju jemi që nuk do të ketë një makinë të tillë.”

Por kohët e fundit marka konfirmoi se pasardhësi i Aventador nuk do të mbërrijë si një makinë elektrike por modeli emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur do të jetë hibrid, makina do të vazhdojë të përdorë motorin V12.

 

 

This post is also available in: English