Supermakina hibride e Ferrari do të ketë motor V8.

liridona 0

Ferrari do të sjellë një supermakinë me një motor V8 në treg këtë vit. Vitin e kaluar shefi ekzekutiv i Ferrari u shpreh se një V8 hibride po vjen. Ndërsa tani është bërë zyrtare diçka e tillë.

Makina nuk do të prezantohet në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, por do të ketë një event të vetin, ku do të debutojë.

Makina do të jetë sipër 488 Pista, duke qenë se do të ketë më tepër fuqi. Sipas shefit ekzekutiv, Louis Camilleri, makina e re do të jetë një projekt shumë fitimprurës për kompaninë.

Supermakina hiride V8 do të shënojë një hap përpara për kompaninë. Kjo pasi teknologjia hibride nuk do të jetë më e rezervuar vetëm për edicionin special, por do të jetë diçka standarte për të gjithë ciklin e modelit.

Camilleri gjithashtu tha se 60% e linjës së Ferrari do të kenë një variant hibrid deri në 2022. Kjo do të thotë se do të ketë variante me benzinë, por në të njëjtën kohë Ferrari po i përshtatet kohërave, duke sjellë edhe variante të elektrifikuara.

Teknologjia e elektrifikimit që po zhvillon Ferrari pritet që të vendoset edhe tek modeli Alfieri i ardhshëm Maserati që do të zëvendësojë Gran Turismo.