Surprizojnë Kroatët prezantojnë në Gjenevë makinën e tyre elektrike me 1888 kuaj fuqi

ardita 0

Kjo makinë është pasardhësja e makinës  elektrike Concept_One. Por në ndryshim nga Concept_One, Rimac C_Two  është akoma më e fuqishme, më e shpejtë dhe sigurisht është edhe më e bukur, pak a shumë është  makinë futuristike.

Rimac C_Two  prodhon 1888 kuaj fuqi, dhe përshkon 0-100 km/orë në 1.85 sekonda, gjithashtu kompania e saj pretendon se ajo do të përshkojë 0-300 km/ore në 11.8 sekonda. 

Nëse këto shifra do të jenë të sakta, atëherë makina e Kroacisë do të futet në grupin e makinave më të shpejta në botë, e cila për momentin është e pushtuar nga Chiron Bugatti dhe Koenigsegg Agera RS.

Për më tepër shikoni më poshtë fotot e kësaj makine të jashtëzakonshme:

Lini një Përgjigje