Surprizon Audi sjell në treg edhe tre modele të reja

ardita 0

Audi së shpejti do të prezantojë modelin Q4, ndërsa ka paralajmëruar ardhjen në treg edhe të tri modeleve të reja SUV për të ardhmen – Q1, Q6 dhe Q9.

Thuhet se modeli Q1 do të vijë në vitin 2021 dhe do të jetë crossover-i më i vogël në kuadër të këtij brendi, një shkallë nën Q2 aktual. Ndërsa, Q4 do të ekzistojë për t’i dhënë blerësve të Q3 një zgjedhje më elegante (dhe më të shtrenjtë) dhe pritet të vijë në vitin 2019.

Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, modeli tjetër Q6 mund të ngjasojë me Q5, ndërsa modeli Q8 pritet të mos jetë në krye të ofertave të Audi-t, por pozitën e perlës së prodhuesit gjerman të makinave do ta marrë modeli Q9.

Nëse për blerësit nuk do të jenë tërheqëse këto modele, ata mund të përzgjedhin klasën elektrike ku do të arrijnë modelet E-Tron dhe E-Tron Sportback.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”59″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English