Surprizon Bentley me vendimin e radhës, ja për çfarë bëhet fjalë

ardita 0

Shefi ekzekutiv i Bentley Adrian Hallmark ka qënë në krye të markes britanike që nga muaji shkurt i këtij viti. Gjatë një interviste me “Autocar” ai pranoi se pesë vjet më parë mendonte që makinat hibride nuk do të funksiononin prandaj pronarët e Bentley nuk investuan në këtë sektor më përpara. Por pasi ai pa që Porsche arriti të ndërtonte makina hibride të një niveli të lartë, Hallmark filloi të besonte që kjo gjë ishte e mundur. 

Tashme Bentley po teston një makine Bentayga hibride dhe deri ne vitin 2025 marka do të ketë një version hibrid të çdo modeli. Por kjo nuk është e gjitha Hallmark gjatë intevistës hodhi poshtë mundësinë e Bentley-t sportiv. 

Ai tha se: “Nuk do të flas për vendimet tona për modelet e ardhshme por do t’ju them se nuk do të ndërtojmë makina sportive. Pasi ky sektor i makinave sportive ka patur vetëm rënie me 50 ose me 60 për qind dhe kësaj radhe ky sektor nuk u rimëkëmb më.”

Nga ana tjetër, shefi i Bentley përveç njoftimit për ardhjen e makinave hibride ai lajmeroi edhe ardhjen e makinave elektrike.

This post is also available in: English