Surprizon Cadillac me disqet e gramafonit

Mariglen 0

Kur disqet e gramafonit kanë qënë në modë, makinat nuk kanë pasur fare komoditetin e të pasurit një sistem audio. Mesa duket dizenjuesve  të Cadillac ky fakt i ka bërë të ideojnë një të tillë. Më saktë, në faqen zyrtare të kompanisë Amerikane, është publikuar një foto ku shikohet një pjesë e kroskotit të një Cadillac.

Ajo që na bën përshtypje, përveç  tapicerisë prej lëkure dhe ekranit qëndror, është disku i gramafonit . I cili ndodhet i vendosur në një pajisje, që ngjan si një CD player paksa më i zmadhuar. 

Cadillac nuk na e bën të qartë a është thjesht një shaka apo një opsion i ardhshëm në ndonjë nga modelet e saj. Gjithsesi ajo që urojmë është që makina të ketë dhe vend për mbajtjen e disqeve.

Lini një Përgjigje