Suzuki prezanton gjeneratën e katërt të modelit Vitara, përveç pamjes së jashtme bën “ndryshim drastik” edhe nën kofano

ardita 0

Gjenerata e katërt e Suzuki Vitara më në fund është përditësuar. Kompania ka zbuluar disa detaje të modelit, makina ka pësuar ndryshime edhe në pjesën e jashtme të saj, është e pajisur me disa fenere të rinj si dhe me dy ngjyra të reja për blerësit që mund të zgjedhin.

Ndoshta ndryshimi më i madh që ka pësuar  Vitara 2019 është zëvendësimi i motorit të benzinës 1.6 litërsh me motorë 1.0 litërsh dhe 1.4 litra të cilat janë marrë nga modelet e tjera të familjes Suzuki. Motori Boosterjet me 1.0 litra është huazuar nga Swift dhe prodhon 109 bhp ndërsa motori 1.4 litra është marrë nga modeli S-Cross dhe prodhon 138 bhp.

Makina do të prezantohet zyrtarisht në muajin shtator, ndërkohë çmimi i saj akoma nuk është bërë i ditur por pritet të zbulohet së shpejti. Vitara tani shitet në 191 vende dhe rajone anembanë globit dhe kompania ka shitur më shumë se 3.7 milionë njësi në mbarë botën që kur u prezantua në vitin 1988.

 

This post is also available in: English