Takimi me Donald Trump, Kim Jong Un largohet nga Samiti me një limuzinë luksoze Mercedes-Benz

ardita 0

Ditën e martë udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u largua nga takimi i tij me presidentin Donald Trump në një limuzinë Mercedes-Benz S600 Pullman Guard. Limuzina e Kim është një Mercedes i vjetër, që është shitur midis viteve 2008 dhe 2013 dhe përmban tapiceri të bardha lëkure. 

Fotografitë e limuzinës së koreanit, u shfaqën për herë të parë në vitin 2014. Mjetet mendohen që kanë kushtuar më shumë se 1 milion dollarë secila në kohën e blerjes. Ndërkohë që limuzina e Kim nuk është versioni më i përditësuar i automjetit.                

W221 S600 Pullman Guards ka një motorr V12, 5.5 litërsh dhe prodhon 517 kuajfuqi, pjesa e brendshme është shumë luksoze. Pullman S600 është i gjatë  6 metra dhe me siguri ka disa modifikime të veçanta, për t’iu përshtatur nevojave personale të Kim.

Gjenerata e tanishme W222 Maybach S600 Pullman Guard debutoi në fund të vitit 2016, por dërgesat tek klientët nuk filluan deri në gjashtë mujorin e dytë të vitit të kaluar.

Megjithëse Mercedes-Maybach njoftoi një limo të përditësuar të S650 Pullman në muajin mars, nuk ka ende një version të ri të modelit të blinduar Guard, kështu që nëse doni një mjet luksoz që nuk përshkohet nga plumbat, atëherë do t’ju duhet S600.

Hidhini një sy më poshtë versionit më të fundit të automjetit: 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”60″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

 

This post is also available in: English