Taksi në ujë që punon me energji të rinovueshme dhe…

Mariglen 0

Kjo taksi është si Uber, por me një ndryshim të vogël, është për në ujë. Taksia ka marrë emërtimin SEABUBBLES dhe ka si qellim që ta bëjë transportin pa ndotje të dëmshme në qytetet që kalojnë ujrat në ta.

Për të përdorur këtë taksi thjeshtë duhet të shkarkoni aplikacionin e tyre ne telefonin tuaj dhe të drejtoheni në “stacionin” më të afërt për të marrë këtë taksi. Këto “stacione” apo doke, përdoren gjithashtu nga taksitë për tu karikuar duke përdorur energjinë e rinovueshme.

Kompania ka si plan ta lëshojë në ujë ,pas rreth 5 vitesh dhe ka si qellim të sigurojë transport në 50 qytete.

Kush është një qytet në Shqipëri që mund të përdorej?

This post is also available in: English