Taksitë e reja elektrike të prodhuara në Britani janë gati për të udhëtuar në rrugët e Parisit

Admin 0

Taksitë e reja elektrike që përdorennë Londër tani mund të përdoren edhe në rrugët e kryeqytetit francez Parisit pasi autoritetet francize dhanë aprovimin për përdorimin e këtyre taksive. Këto taksi janë ndërtuar në Coventry në Britani nga London Electric Vehicle Company dhe janë etiketuar si taksitë elektrike më të përparuara nga ana teknologjike në botë. Këto taksi kanë motorrë elektrikë si dhe një motorr të vogël me gaz i cili punon kur bateritë mbarojnë.

Sipas LEVC taksitë TX eCity mund të bëjnë 607 kilometra përpara se të karikohet dhe furnozehet sërish me gaz. Gjithashtu kjo taksi ka kosto mirëmbajtjeje më të ulët se paraardhësja e saj TX4. Kjo ka e ka bërë këtë taksi shumë popullore si në Londër po ashtu edhe jashtë Britanisë si në Amsterdam, Berlin, Hamburg dhe Oslo. Megjithatë kompania britanike LEVC deklaroi se këto taksi do të hynë në Paris në fillim të vitit tjetër sepse kompania akoma nuk i ka mbyllur negociatat me importuesit e kësaj makine.

This post is also available in: English