Tankoa po përgatitet për prezantimin e superjahtit Solo

armir 0

Kantieri Tankoa Yachts po përgatitet për prezantimin e jahtit prej 72 metrash Solo në datën 1 gusht. Jahti do të marrë pjesë dhe tek Monaco Yacht Show në shtator. Pjesa e brendshme dhe e jashtme është dizenjuar nga Francesco Paszkowski ndërsa arkitektura e anijes nga Studio Ruggiero. Jahti ka 2 motorrë Caterpillar 3516B nafte. Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 17.5 nyjesh Ndërsa me shpejtësi prej 12,5 nyjesh jahti mund të përshkojë një distance deri në 6000 milje detare.

Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 6 kabina dhe deri në 18 pjesëtarë stafi. Ndërsa në kuvertën provate të pronarit gjendet një hapsirë për të vendosur helikopterin, Jacuzzi, bar dhe një vend me pamje të mrekullueshme për të ngrënë mëngjesin.

Gjithashtu në kuvertën qendrore gjendet një pishinë e madhe, një palzh brenda jahtit dhe një hammam. Në pjesën e sipërme të kuvertës ka disa alternative për argëtim si një televizor 4K 90-inch dhe një piano.

This post is also available in: English