Tashmë Daimler lejohet të testojë makinat autonome në rrugët publike të Pekinit

ardita 0

Kompanisë Daimler i është dhënë licensa për të testuar mjetet autonome në rrugët publike të Kinës, duke u bërë në këtë mënyrë marka e parë ndërkombëtare që merr një leje të tillë.

Pronarit të markës Mercedes-Benz iu dha leja e testit nga qeveria kineze pas testimit që kompania kishte bërë në rrugë të mbyllura. Daimler i cili gjithashtu ka licensë në Gjermani dhe SHBA, ka thënë se tani do të filloje testimet rrugore në Pekin.

Kompania po bashkëpunon në testin rrugor me konkurrentin kinez Baidu. Që Daimler të kualifikohet, kompania tha se duhej të shtonte aplikacionet teknike të veturave Mercedes-Benz nga Baidu. Daimler gjithashtu ka thelluar marrëdhëniet e saj me Baidu veçanërisht në përpjekjet e R&D që fokusohen në sigurinë dhe ngasjen autonome.

“Qëllimi është të kuptojmë kërkesat e veçanta për drejtimin automatik në Kinë dhe të krijojmë një ide në lidhje me trendet teknike lokale” – tha Daimler.

This post is also available in: English