Tashmë edhe Bentley është duke menduar për krijimin e makinave elektrike

ardita 0

Bentley është në mëdyshje. Kompania e cila ndërton makina super-luksoze është duke u munduar që të mbajë klentët e saj tradicionale por edhe duke u munduar që të afrojë klientë të rinj.

Sipas shefit ekzekutiv të Bentley, Adrian Hallmark kompania është duke humbur 40% të klientëve të saj kundrejt kompanive si Tesla dhe Porsche. Arsyeja kryesore janë makinat elektrike që po prodhojnë kompanitë si Tesla dhe Porsche.

Sipas Hallmark kjo po shtyn kompaninë Bentley që të mendojë seriozisht për ndërtimin e makinave luksoze elektrike në të ardhmen. Gjithashtu Adrian Hallmark mendon se për momentin bateritë e krijuara deri tani nuk kanë fuqi të mjaftueshme dhe nuk janë të përshtatshme për makinat luksoze Bentley.

 

This post is also available in: English