Tashmë edhe Irlanda do të ndalojë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë nga viti 2030

ardita 0

Qeveria irlandeze sapo ka bërë të ditur projektin e saj për ndalimin e shitjes së automjeteve të benzinës dhe naftës deri në vitin 2030, në kuadër të masave të hartuara për të mbrojtur mjedisin.

Dublini parashikon që deri atëherë, 950.000 automjete elektrike do të lëvizin në rrugët irlandeze. Qeveria synon të zhvillojë një rrjet pikash për furnizimin me energji elektrike, që do të mundësojnë furnizimin e automjeteve të reja në të gjithë vendin.

“Ky njoftim u prezantua të hënën në mbrëmje nga kryeministri irlandez, Leo Varadkar. Kjo nismë vjen në kuadër të planit të veprimit për klimën që përfshin 180 masa për bizneset, transportet, bujqësinë apo më tej menaxhimin e mbetjeve. Plani synon të arrijë objektivat e Dublinit në aspektin e emetimeve të gazrave me efekt serrë për vitin 2030 dhe për ta vendosur Irlandën në rrugën e duhur për të arritur emetimet zero të dyoksidit të karbonit deri në vitin 2050”, thuhet në një komunikatë për shtyp të qeverisë.