Tashmë edhe Spanja po planifikon ndalimin e shitjeve të makinave me naftë dhe benzinë

ardita 0

Spanja ka njoftuar se po planifikon ndalimin e shitjeve të makinave me naftë dhe benzinë që nga viti 2040, si një përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike.

Plani përfshihet në një projekt-dokument për një ligj mbi ndryshimet klimatike, që qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sanchez shpreson t’i paraqesë parlamentit deri në fund të vitit.

“Disa nga ndryshimet më të rëndësishme dhe të nevojshme ndikojnë në tranport” – thuhej në dokument. “Nga viti 2040, regjistrimi dhe shitja në Spanjë e automjeteve të pasagjerëve dhe automjeteve të lehta komerciale që emëtojnë direkt dioksid karboni nuk do të lejohen”.

Pasi të finalizohet, ligji për ndryshimin e klimës do të kërkojë miratimin nga parlamenti, ku Sanchez kontrollon më pak se një të katërtën e vendeve.

Britania dhe Franca tashmë kanë premtuar të ndalojnë makinat e naftës dhe të benzinës nga viti 2040, që do të thotë ndryshime të mëdha për industrinë globale të makinave. Disa politikanë britanikë kanë thënë se Londra duhet të miratojë ndalimin më herët, në vitin 2032, një afat ambicioz i miratuar tashmë nga Skocia, ndërsa Danimarka dëshiron të realizojë masën deri më 2030-ën.

This post is also available in: English