Tashmë mund t’i blini makinat Bentley, Bugatti, Rolls Royce edhe me Bitcoin

ardita 0

Kompania ‘Post Oak Motor Cars’ e cila merret me shitjen e automjeteve ka njoftuar që tashmë pranon pagesën e mjeteve Rolls Royce, Bentley dhe Bugatti me Bitcoin (BTC) dhe Bitcoin cash (BCH).

Biznesmeni amerikan, Tilman Fertitta që ka nën pronësi këtë firmë, gjatë një konference për shtyp tha se kompania vendosi të sigurojë opsionin e ri të pagesave në mënyrë që t’u ofrojë klientëve të tyre “eksperiencën më të mirë blerëse”, si dhe mund t’i mundësojë njerëzve anembanë botës të blejnë automjetet e tyre në mënyrën “më të shpejtë dhe më të lehtë”.

Në fund të vitit të kaluar, Fertitta u kishte thënë gazetarëve se shumica e njerëzve “nuk do të blejnë kurrë më bitcoin pasi nuk ishte e siguruar nga FGIC (Federal Deposit Insurace Corporation). 

Në fillim të muajit mars të 2018, gjigandi prodhues Daimler AG me bazë në Gjermani, i njohur për markat Mercedes-Benz dhe Smart, paraqiti monedhën e vet dixhitale MobiCoin në mënyrë që të shpërblejë shoferët për praktikat e ngarjes ekologjike, të tilla si ngarja me shpejtësi të ulët.

 

This post is also available in: English