Tashmë risia më interesante në tregun e makinave,makina elektrike e printuar me Printer 3D.

liridona 0

Makina e parë që ju erdhi në mendje mund të jetë smarti por jo nuk është e tillë. LSEV është vetura revolucionare, që mund të printohet 3D brenda tri ditëve, mund të fillojë të shitet gjatë vitit që vjen në Evropë dhe Azi.

Prodhuesi parashikon që kjo makinë elektrike, të jetë gati gjatë prillit të vitit që vjen dhe të kushtojë 8,500 euro, transmeton Telegrafi.

Me vetëm dy sendilje dhe format të ngjashëm me makinat Smart – është i lartë 1.5 metra, ka gjatësi prej 2.5 metrave, ndërsa është i gjerë 1.3 metra.

Peshon 450 kilogramë, dhe mund të arrijë deri në 70 kilometra në orë.

Materialet që përdoren për ta punuar atë janë shumë të lehta dhe mund të sistemohen shumë mirë, me anë të kësaj teknike.

Lini një Përgjigje