Të ardhmen e çiklizmit mund ta zbuloni te ky prototip

armir 0

E ardhmja e çiklizmit mund të jetë zbuluar në EUROBIKE, një shfaqje tregëtare e përvitshme që mbahet në Gjermani. Ne event, një kompani e quajtur CeramicSpeed zbuloi prototipin e një biçilete që duket si në filmat fantastiko-shkencorë.

Kjo biçikletë nuk ka zixhirë, gjë që u ishte premtuar t’ju zbulohej çiklistëve,  e cila është përmirsuar në shpejtësi dhe efektshmëri pa shtuar fuqi në të.

Prototipi DRIVEN nuk ka më zixhir, ndërprerësin e mbrapshëm apo rrotëzën me dhëmbëza në biçikletat tradicionale, që kanë efekt në reduktimin e numrit të pikave të fërkimit në sistemin drejtues. Në një biçikletë normale zinxhiri kalon në një rotëz dhe ka tetë pika ku mund ta kryejë fërkimin, duke ulur efiçensën si pasojë.

Ky model i ri e ul numrin e fërkimit vetëm në dy, që do të thotë që pjesa më e madhe e fuqisë që gjenerohet nga pedalimi shkon direkt në shtyrje të biçikletës, duke u përkthyer në më shumë shpejtësi me më pak energji të harxhuar.

Akoma nuk dihet se kur ose nëse ky model do dalë në treg.

This post is also available in: English