Të blesh një makinë vetëm me qindarka!

liridona 0

Në kanalin e You Tube-it “MrBeast”, tre të rinj vendosën  të bëjnë një eksperiment.  Ata vendosën të blejnë një makinë me vlerë 12000 Euro dhe e kanë bërë pagesën vetëm me qindarka.

Për ta arritur këtë, të rinjtë shkuan në çdo bankë të Greenville të Karolinës Veriore për të mbledhur sasinë e duhur të qindarkave. Puna e tyre nuk ishte e lehtë sepse u duheshin një numër shumë i madh i monedhave.

Hapi tjetër ishte të gjenin një shitës makinash i cili do pranonte këtë mënyrë pagese të jashtëzakonshme. Si përfundim “Capital Subaru” pranoi të shesë makinën Jeep Patriot të vitit 2014. Dikush mund të thoshte që e kanë bërë për reklamë, por ajo që dihet është se shitja u krye. Për më tepër shikoni videon më poshtë: