A do të donit të kishit Ferrari Sergio-n e parë?

Admin 0

Ferrari Sergio është një makinë sportive e verdhë me motorr V8 dhe shumë e rrallë. Kjo makinë u krijua për të festuar bashkëpunimin e gjatë të Ferrari me studion dizenjuese Pininfarina. Kjo është dhe arsyeja pse kësaj makine i është emri Sergio, për të nderurar Sergio Pininfarina.

Por nëse edhe ju dëshironi ta nderoni të duhet të gjeni shumë para sepse kjo makinë do të dale në ankand dhe nuk është e lirë. Por pse duhet ta bleni këtë makinë?

Arsyeja e parë është se kjo është një makinë e rrallë. Vetëm gjashtë makina të tilla janë prodhuar gjithsej dhe kjo është makina e parë prej atyre gjashtë makinave.

Arsyeja e dytë është trupi i makinës i cili është frymëzuar nga makinat e viteve 60’ dhe 70’ të bëra nga Pininfarina.

Dhe arsyeja e fundit është se kjo makinë ka shumë ngjashmëri nga ana e teknologjisë me një Ferrari 458 Spider si dhe motorri është i një Ferrari 458 Speciale A. Kjo do të thotë që ky motorr prodhon rreth 605 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë nga 0-62 mph në vetëm 3 sekonda. Kjo është një makinë fantastike që ja vlen të blehet. Deri tani akoma nuk dihet se sa do të jetë çmimi i kësaj makine por mendohet që do të jetë shumë.

This post is also available in: English