A do të ishit të gatshëm të shpenzonit 2.2 milion dollarë për këtë Porsche 918?

Mariglen 0

Edhe pse Porsche 918 nuk prodhohet më ky model nuk do të harrohet kurrë. Prodhimi i kësaj supermakine nisi në vitin 2013 dhe përfundoi në 2015, por gjatë këtyre 2 viteve ajo u bë e famshme duke rivalizuar edhe emra të mëdhenj si LaFerrari dhe McLaren P1.

Me një çmim prej 845,000$ kur ishte e re ajo ishte një supermakinë e përballueshme në një kategori makinash 1 milion dollarëshe. Kohët e fundit shumë makina të tilla të përdorura po  dalin në shitje por me një çmim të shtrenjtë. Një Porsche 918 Spyder me paketën Weissach shitet në dyqanin e Porsche në South Shore, New York me një çmim prej 2.19 milion dollarësh.

Kjo makinë është e bardhë dhe ka logon e kompanisë Martini në të. Gjëja më mahnitëse është se sa pak është përdorur. Kilometrazhi tregon se kjo makinë ka bërë vetëm 72 km.  Kjo makinë ka një motorr hybrid V8 që prodhon 887 kuajfuqi dhe një shpejtësi maksimale prej 340 km/h. Por edhe startin është fantastik me 96 km/h për vetëm 2.5 sekonda.

Nëse ju nuk do të keni problem çmimin e kësaj makine atëherë ju do të keni fituar një makinë fantastike.

This post is also available in: English