A do të jetë ky fundi i një epoke për Porsche 911 dhe a do të jetë një zëvendësues i denjë modeli 992?

ardita 0

Nga fundi i këtij viti do të shohim një markë  të re të Porsche 911. Makina 911 padyshim mbetet një nga makinat më emblematike të dizajnuara ndonjëherë dhe ende është shtylla e modelit Porsche.
Imazhet e një prototipi plotësisht të maskuar konfirmojnë modelin e gjeneratës së ardhshme të quajtur 992 por do të duket si 911.

Drejtori për modelin 911 Acheitner në një intervistë tha: “E dimë se ku jemi dhe e dimë se ku duam të shkojmë”.  Porsche dëshiron që t’i qëndrojë besnik shpirtit të 911, por sigurisht nuk mund të injorojë trendet e industrisë si dixhitalizimi, elektrifikimi etj. Acheitner dhe ekipi i tij i morën parasysh gjithe këto trende që në momentin që filluan të krijojnë “992”.

Po shpresojmë që 911 i ardhshëm të marrë softuerin e mençur InnoDrive që për momentin përdoret tek Panamera dhe Cayenne. Ky sistem kontrolli nuk vë në pah impulset e një makine sportive. 911 mund të vijë edhe me pajisje të tjera të lëvizjes elektronike, por Porsche nuk po përpiqet të detyrojë teknologjinë tek blerësit.

Një tjeter pyetje është në qoftë se në modelin 911 do të përshijne elektrifikimin. Archeitner si edhe drejtues të tjerë të Porsche, lanë të kuptohet se ekziston një mundësi e tillë. Ai nuk e konfirmoi në mënyrë specifike por theksoi tendencën e modelit për të evoluar mekanikisht gjatë dy dekadave të fundit.

Do të mësojmë më shumë rreth detajeve shtesë në muajt e ardhshëm. Porsche nuk e ka zbuluar datën e saj të debutimit, por ne shpresojmë që ajo të prezantohet këtë vjeshtë dhe të vijë në dyqane si një model i 2020. Kjo do të thotë se makina e tanishme e gjeneratës 911 do të qëndrojë në treg vetëm për një vit.

Ky model është në shitje tani, dhe do të bëjë debutimin e tij publik tek “Auto Show” në Gjenevë.

Lini një Përgjigje