Të ngasësh Maybach Exelero – makinën që nuk mund ta ketë askush, për një arsye të thjeshtë!

ardita 0

Maybach Exelero është një nga ato veturat që çdo entuziast i automjeteve do të dëshironte ta kishte në garazhin e vet.

Por këtë model, nuk mund ta ketë askush, dhe arsyeja është e thjeshtë – sepse është unik.

Sipas mediave të huaja, Daimler, këtë ekzemplarë të vetëm e kishte bërë në bashkëpunim me Fulda, një prodhues gjerman i gomave, për të testuar gomat e reja.

Bëhet e ditur se modelet Fulda Exelero filluan prodhimin në 2004, dhe Fulda gjithnjë bëri nga një kopje të së cilës, të cilat ruhen në një sallë ekspozite të kompanisë.

Kështu, më 1 maj 2005, Maybach Exelero u nis për rrugëtimin e tij të vetëm: një xhiro me shpejtësi të lartë diku në Itali.

Makina u modifikua nga një motor 5.6 litra në një 5.9 dhe sugjerohej se mund të arrinte shpejtësinë prej 346 km/h me lehtësi.

Brendësia e kësaj makine është një histori në vete. Brenda saj gjenden ulëset prej lëkure, një ekran LCD me drita LED në të gjithë pjesën e brendshme.

Sigurisht, pjesa më e trishtuar e historisë është se kjo makinë është unike dhe e ekspozuar në sallon pas prodhimit.

Megjithatë, për të parë se si duket dhe si ecë kjo veturë është publikuar një video, të cilën ua sjellim më poshtë.

https://www.instagram.com/tv/B2eyghPHQq0/