Tentativë e guximshme! A do ta kalojë këtë kodër, pa shofer ky Ford Mustang i 1965?

ardita 0

Këtë fundjavë në Evenimentin e shpejtësise në Goodwood do të shohim të ngjisë kodrën dhe një Ford Mustang i viti 1965, por deri këtu nuk ka ndonjë gjë të veçantë.

Por ky Ford Mustang do të jetë i pajisur me një sistem vet-pilotimi dhe  nuk do të ketë asnjë pilot që ta drejtojë makinën.

Siemens së bashku me Cranfield University kanë krijuar një sistem vet-pilotimi vetëm për këtë Mustang. Inxhinierët kanë krijuar edhe një pajisje për skanimin 3D të rrugës për të kuptuar në çdo kohë ku ndodhet makina.

Nuk ka shumë informacione në lidhje me teknologjinë që do të përdoret, por kjo makinë është bërë posaçërisht për të festuar 25 vjetorin e Goodwood.

This post is also available in: English