Tesla, aksidenti i makines me autopilot dhe injorimi

Blumberg raporton që CEO i Tesla-s i ka mbyllur telefonin drejtuesit të Bordit Kombëtare të Sigurisë së Transportit (BKST). Ky i fundit e kishte marrë për të folur për një investigim rreth një aksidenti fatal ku ishte përfshirë dhe një Tesla Model X.
Drejtuesi i BKST Robert Sumwalt i telefonoi Musk-ut për ta paralajmëruar që, postimet e kompanisë së tij për aksidentin në fjalë që ja vëjnë fajin shoferit, e kishin kaluar cakun. Tesla ishte paralajmeruar edhe më parë për berjen e deklaratave rreth këtij aksidenti, ndërkohë që ai është ende nën investigim.
Gjatë një fjalimi te mbajtur tek një nga degat e Shoqatës Ndërkombëtare të Investiguesve të Sigurisë Ajrore(SHNISA), Sumwalt tha që” e mbaj mend shumë mirë, ai na e mbylli. Sumwalt po diskutonte mbi rregulloren e BKST-s për marrjen e ekspertëve për të ndihmuar në investigimin që përfshinte Tesla-n.
Si fillim BKST po kërkonte pse bateria e Model X mori zjarr pasi makina u përlas në një mbrojtëse metalike anësore. Më vonë Tesla tha që makina ka qenë në Autopilot kur aksidenti ka ndodhur. Kjo çoi BKST ne zgjerimin e investigimit dhe në përfshirjen e funksionit të autopilotit.
Akoma nuk ka pasur ndonjë rezultat nga ivestigimi, por një gjë është e sigurt. Makinat me autopilot nuk janë ende 100% gati.
This post is also available in: English