Tesla akuzohet për kopjimin e dizajnit të trailerave, Nikola Motors i kërkon 2 miliardë dollarë dëmshpërblim

ardita 0

Një kompani e quajtur Nikola Motor kohët e fundit ka ngritur një padi prej 2 miliardë dollarësh kundër kompanisë Tesla për shkelje të patentës së dizajnit. Nikola pretendon se dizajni i Semi Tesla është shumë i ngjashëm me dizajnin e tij.

Automjetet e Nikollës përdorin një qelizë të karburantit me hidrogjen për të gjeneruar energji elektrike për të fuqizuar motorët e tyre elektrikë deri në 1,200 milje midis mbushjeve, ndërsa Tesla me bateri është duke u ofruar në dy versione, me distanca prej 300 miljesh dhe 500 miljesh.

Nikola zbuloi trailerin e saj në maj të vitit 2016 dhe thotë se, pasi kishte parë një imazhi koncept të Teslës, kërkoi nga kompania që më 7 nëntor 2017 të mos debutohej me trailerin deri sa të zgjidheshin çështjet, por që Tesla bëri debutimin në publik me 16 nëntor 2017.

Zyrtarët e kompanisë, thanë se i kanë bërë gjashtë patentime të dizajnit të Nikola One, në US Patent and Trademark Office gjatë shkurtit deri në prill të këtij viti. Këto patenta përfshijnë: mbështjelljen e xhamit të përparmë, derën në mes, mbrojtëset, veshjet anësore, trupin dhe dizajnin në përgjithësi.

“Nikola ka projektuar xhamin e mbyllur,” thotë padia, “një veçori unike në industrinë e kamionëve. Dizajni është i identifikueshëm nga distanca.

“Nikola konsideron se për shkeljet që i ka bërë Tesla, detyrohet të paguajë deri në dy miliardë dollarë” thuhet shkurt në padinë e ngritur. Zëdhënësit nga kompania Tesla, kanë thënë se “është e qartë se për këto patenta, nuk mund të ketë padi”. 

Mbetet të shihet, se si do të përfundojë tërë kjo situatë.

This post is also available in: English