Tesla befason me përditësime të reja në Model S dhe Model X

ardita 0

Sistemi i infotainment i makinave nga Tesla, ka pësuar ndryshime të mëdha kohëve të fundit, përfshirë integrimin e video-lojërave, transmetuesin digjital Netflix dhe rritjen e nivelit të sigurisë.

Mirëpo, këto mundësi nuk i kanë edhe Model S dhe Model X, sepse teknologjia e përdorur në këto makina, nuk e mbështet formatin e ri. Deri më tani, kur është gjetur zgjidha dhe Tesla ka befasuar me përditësimin, që e ofron për këto makina.

“Ky ndryshim ofron eksperiencë më të avancuar dhe lehtë të përdorshme”, thuhet shkurt lidhur me këtë ndryshim, që do të ofrohet për këto makina, që tashmë janë më se dy vjet në treg. Vetëm se ndryshime nuk bëhen me lehtësi, sikur ndodhë me përditësimet e reja nga Tesla, që realizohen nga afërsia.

Për këtë përditësim, duhet paguar 2,500 dollarë dhe realizohet në punëtoritë e Tesla, ndërsa për përfundimin e këtij ndryshimi, duhet caktuar një termin përmes e-mailit.

Të privilegjuar për të kryer këtë përditësim, janë të gjitha ata që e kanë versionin “Full Self Driving Capability”, sepse janë më të avancuara.