Tesla Model 3 e shumëpritur më në fund gati për porosi online

liridona 0

Tesla ka lëshuar më në fund makinën e shumëpritur Tesla Model 3 në versionin me çmim 35,000$.

Modeli 35,000 dollarësh është tani i disponueshëm për porosi në faqen ueb të kompanisë. Dërgesat marrin dy deri në katër javë, është publikuar në faqen ueb.

“Rangu standart” 35,000$ ka rang elektrik prej 354 km dhe shpejtësi maksimale 210 km/h. Shpejtësia 96 km/h arrihet për 5.6 sekonda.

Tesla vë në disponim edhe versionin “rang standart plus” me aftësi për të kryer 386 km me një karikim elektrik. Shpejtësia maksimale e këtij versioni është 225 km/h, dhe shpejtësia 96 km/h arrihet për 5.3 sekonda.

Konsumatorët do të kenë një periudhë prove 7 ditë ose 1,600 km. Gjatë kësaj periudhe konsumatorët kanë të drejtë të  kthejnë makinën me rimbursim të plotë.

Shefi ekzekutiv Elon Musk prezantoi Tesla Model 3 si hyrjen e prodhuesit të makinave në tregun e masave. Makina ka marrë më shumë 400,000 para-porosi.

Tesla Model 3 ka filluar të prodhohet që në 2017-ën. Por prodhimi i saj u ndal disa herë. Produkti ishte subjekt i asaj që Musk e quan automatizimi i shumtë në fabrikën në Fremont, California, si dhe fabrikën e baterive në Sparks, Nevada.

Model 3 ka marrë vlerësime pozitive nga kritikë të automjeteve, sidomos në raportet e Consumer Report. Po gjithashtu makina ka qenë subjekt i disa raporteve negative për sa i përket problemeve të cilësisë.

Consumer Report tërhoqi rekomandimin e Tesla Model 3 si pasojë e ankesave të abonentëve. Ato përmendën probleme me dorezat, dizajnin dhe hapësirën e kabinës, defektet e bojës dhe dritaret e plasaritura.