Tesla Model S përshkon më shumë se 400,000 milje rrugë në 3 vite.

Admin 0

Një Tesla Model S 90D ka bërë më shumë se 400,000 milje rrugë në 3 vite. Si mund të bëjë një makinë kaq shumë milje për një kohë kaq të shkurtër? Ky Model S i pagëzuar me emrin “eHawk” drejtohet nga Tesloop një shërbim satelitor që i mundëson makinës të udhëtojë nëpër rrugë të përzgjedhura në Kaliforninë jugore dhe Nevada. Tesloop u lëshua në hapsirë në korrik të vitit 2015 dhe eHawk ishte makina e parë që u drejtua nga Tesloop.

Që atëherë mendohet se Tesloop ka trasnportuar me mijëra pasagjerë në rrugët të cilat lidhin qytetet si Los Angelos , Las Vegas, San Diego dhe Palm Springs.  Kompania ka llogaritur se çdo makinë që ka në dispozicion bën mesatarisht 17,000 milje rrugë në muaj.

Tesloop përllogarit se kosto totale e mirëmbajtjes së eHawk është rreth 19,000$ ose 0.05$ pë çdo milje që bën. Tesloop ka një garanci 8-vjeçare për makinat e saj. Kompania ka përllogaritur që eHawk mund të përshkojë edhe 600,000 milje të tjera përpara se të përfundojë afati i garancisë.

This post is also available in: English