Tesla prezanton makinën më të re elektrike me 0-100km/h për 3.5 sekonda

liridona 0

Pas disa viteve prezantim, më në fund CEO i Tesla, Elon Musk ka zbuluar Model Y. Automjeti është i madhësisë mesatare, tërësisht elektrik dhe është planifikuar për tu hedhur në treg në Vjeshtë të vitit 2020.

Model Y ngjan me Model 3. Makina do të vijë standarte me dy motorë dhe sistemin all-wheel-drive, është pak më e madhe se Model 3. Në makinë  mund të akomodohen deri në shtatë persona (për ata të cilët paguajnë tarifën shtesë 3,000$).

Gjithashtu është pak më e lartë se Model 3. Një nga ndryshimet që shquhet më lehtë, është çatia panoramike në Model Y.  Por këtu fillojnë të veniten ndryshimet mes makinave… Model Y ka të njëjtin interior me Model 3, duke përfshirë të njëjtin ekran me prekje 15 inç, si dhe karakteristika të tjera. Në foton më poshtë shihni një Model 3.

Dhe tani Model Y. Siç e vini re, është më e lartë, dhe ka një parakolp më të shkurtër.

Specifika të tjera të rëndësishme

Versioni i rangut standart do të fillojë nga 39,000$ dhe do të ketë një ranf prej 370 km me karikim elektrik.

Megjithatë, Tesla do të prodhojë fillimisht versionet e performancës, me dy motore dhe me rang të gjatë.

Blerësit të cilët duan rangun standart, do të duhet të presin deri në pranverën e vitit 2021.

Variantet e performancës dhe dy motorë janë të aftë të udhëtojnë deri në 450 km vetëm me një karikim elektrik. Ndërsa versioni me rangun e gjatë, mund të përshkojë deri në 480 km, që është rangu më i lartë deri tani.

Versioni i performancës së Model Y arrin shpejtësinë 96 km/h për 3.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 240 km/h.

Por kjo performancë vjen me një çmim të lartë. Ky version kushton 60,000$. Varianti me dy motorë ka çmim fillestar 51,000$. Ndërsa çmimi bazë i versionit me rang të lartë do të jetë 47,000$.

Sipas Musk, shitjet e Y do të tejkalojnë shitjet e kombinuara të Model S dhe Model X. Tesla ka shitur më shumë se 500,000 makina, duke përfshirë Roadster, S, X dhe 3.