Tesla Roadster ‘detyron’ Koenigsegg të rrisë shpejtësinë e makinës

ardita 0

Sapo doli njoftimi se Tesla po ndërtonte modelin Roadster dhe se ky model do të mund të arrinte shpejtësinë nga 0-62 mph në vetëm 1.9 sekonda të gjithë ngelën të habitur. Duke përfshirë edhe drejtuesin e Koeniggseg.

“Ne kishim planifikuar gjithçka, por sapo dëgjuam për Tesla Roadster menduam se kjo makinë ka një start të çmendur”- tha Christian nga Koenigsegg.

Ju do të mendonit se një njeri që zotëron një kompani e cila prodhon makinat më të shpejta në botë nuk do të habitej dhe nuk do të ndihej i bezdisur nga një makinë elektrike. Por ja që ndjehem. Ne menduam se kjo gjë nuk është OK. Në fillim po mendonim nëse kjo është emudur dhe po është.” – shtoi ai

“Unë mblodha të gjitha inxhinierët e mi për të kuptuar se si mund të funksiononte kjo makinë dhe se si mund të kishte një start të tillë. Gjithashtu menduam se si mund ta përmirësonim makinën tonë për të arritur dhe kaluar një start të tillë dhe teorikisht është e mundur” – tha Christian.

Lajmërimi i fundit i Tesla duket se ka futur në punë kompaninë Koenigsegg makina e së cilës deri tani është makina më e shpejtë në botë.

This post is also available in: English