Tesla Semi-n mund ta gjeni në rrugë duke bërë testet përpara se kompania të fillojë prodhimin e këtyre kamionave elektrikë

armir 0

Sapo u shpërndanë fjalët se Tesla Semi ka dalë në qarkullim, njerëzit menjëherë filluan ta kërkojnë atë. Një person dërgoi një mesazh gjatë orëve të vona të natës kur ishte me pushime ku kishte zbuluar dhe i kishte hedhur një sy këtij kamioni elektrik.

Ndërsa do kalojë pak kohë derisa Tesla të fillojë me prodhimin e këtij kamioni, kompania nuk po bën asnjë përpjekje për ta fshehur produktin. Përkundrazi, kompania e ka nxjerrë këtë mjet në rrugë duke e testuar dhe duke lejuar që ata që e shohin të bëjnë pyetje në lidhje me kamionin, të bëjnë foto dhe video, gjithashtu mund të lejohen të hyjnë brenda apo ta testojnë duke e ngarë atë.