Tesla vazhdon të thyejë rekorde

Admin 0

Shitjet e makinave Tesla këto muaj janë duke thyer rekorde dhe duke vendosur të reja. Në muajt maj dhe qershor Tesla Model 3 arriti të shesë më shumë se 6000 makina pork jo nuk ishte gjë në krahasim me shitjet e muajti korrik. Në korrik u shitën 14,250 makina Tesla Model 3 duke vendosur një rekord të ri për makinat elektrike. Por edhe ky rekord do të thyej sërish në gusht nga ku Tesla shiti 17,800 makina Model 3. Por edhe në shtator ka ndodhur e njëjta histori me Tesla që arrin sërish të thyejë rekordin e shitjeve të muajit të mëparshëm. Kësaj rradhe nuk është Tesla Model 3 që arrin të thyejë këtë rekord por Tesla Model 3s. Tesla ka arritur të shesë 22,500 makina Tesla Model 3s në muajin shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është hera e parë kur një makinë elektrike arrin të kalojë numrin 20,000 të shitjeve në një muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu Tesla ka shitur 3750 makina Tesla Model S dhe 3975 makina Tesla Model X muajin e kaluar. Deri tani Tesla është marka e parë në shitjen e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me rekordet që po thyen çdo muaj duket se për këtë vita jo do të ketë mëshumë shitje se çdo markë tjetër makinash elektrike.

This post is also available in: English