Thellohet më tej skandali i Volkswagen, janë manipuluar edhe motorët me benzinë

ardita 0

Sipas “Bild am Sonntag”, kompania Volkswagen ka zhvilluar bisedime të ashpra me Autoritetin Federal të Transportit. Inxhinieret e Volkswagen i kanë raportuar se disa motorë me benzinë tek makinat Audi, Porsche dhe VW, mund të përdoren gjithashtu për të manipuluar provat e ndotjes.

Kambio dhe paketa elektrike mund të manipulohen në mënyrë që automjetet të tregojnë nivele më të ulëta të emetimeve të karbonit dhe konsumit sipas gazetës gjermane, që bazohet në dokumente të brendshme të kompanisë.

Prodhuesit gjerman të makinave i ka kushtuar 27 miliardë euro skandali i ndotjes. Në Evropë makinat taksohen sipas nivelit të emetimeve të dioksidit të karbonit. Akoma nuk është e qartë nëse dokumentet e para nga “Bild am Sonntag” përbëjnë një dimension tjetër të krizës që Volkswagen pranoi në vitin 2015 për rreth 36,000 makina me naftë.