Themeluesi i ‘WhatsApp’ nxjerr në shitje 10 makinat e tij Porsche

ardita 0

Jan Koum themeloi aplikacionin e famshëm të mesazheve ‘WhatsApp’ së bashku me Brian Acton në vitin 2009. Në shkurt të vitit 2014 ai e shiti kompaninë e tij për 19 miliardë dollarë.

Koum pasi vendosi të largohej nga ky biznes, filloi që të koleksiononte një numër të madh  të makinave Porsche. Tani duket se ky koleksion është zgjeruar shumë, pasi ai ka vendosur që t’i shesë disa prej tyre, përfshirë edhe tre modele që janë ikona në aspektin e aerodinamikës.

“Shumica e këtyre makinave, janë shembujt më të mirë në botë dhe kanë rol të rëndësishëm në koleksionin tim. Por, vetëm sikur të kisha kohë dhe hapësirë të pa limituar në garazh, nuk do t’i shisja kurrë”. “Megjithatë unë do të jem shumë i lumtur të shoh pronarin e ardhshëm të kënaqur ndërsa nget këto makina të veçanta” – ka thënë Koum.

Ende nuk dihet nëse koleksioni me 10 Porsche do të shitet në grup apo në menyrë individuale.

1. 1992 Porsche 964 Carrera RS

2. 1993 Porsche 964 Carrera RS 3.8

3. 1995 Porsche 993 Carrera RS

4. 2008 Porsche 997 GT3 RS 3.6

5. 2010 Porsche 911 GT3 RS

6. 2011 Porsche 911 GT3 RS 4.0

7. 2011 Porsche 911 GT2 RS

8. 2015 Porsche 918 Spyder

9. 2016 Porsche Cayman GT4

10. 2016 Porsche 911 R

 

 

 

 

 

 

 

 

This post is also available in: English