Thoni lamtumirë Mercedes-AMG me gomat e pasme aktive

liridona 0

Javën e kaluar shefi i Mercedes-AMG, Tobias Moers konfirmoi se çdo model i ri i kompanisë nga viti 2021 do të elektrifikohet.

Në shtesë, të gjithë gjeneratat e ardhshme të AMG do të sillen në versionin me të gjitha gomat aktive.

Në një intervistë, Moers konfirmoi se makinat me sistem drejtimi me gomat e pasme aktive nuk janë më një zgjedhje primare për klientët, dhe nuk ka logjikë të investohen para në zhvillimin e automjeteve të tilla.

“Konsumatorët na dhanë përgjigjen e tyre, dhe shumica duan drejtimin me të katër gomat,” u shpreh shefi Moers.

“Në kohët kur kishim një AMG E-Class në dy versione, me të gjitha gomat ose me ato të pasme aktive, rreth 90% zgjodhën atë me të katër gomat aktive. E63 e re është një makinë me gomat e pasme aktive, por që mund të ndërrohet gjendja e drejtimit me të gjitha gomat aktive gjithashtu.”

Dhe, po – nëse do të pyesni për supermakinën flagship AMG GT, ajo do të ndjekë të njëjtën rrugë për modelin e gjeneratës së ardhshme. Kjo sepse blerësit e këtij segmenti pyesin gjithashtu për drejtimin me katër goma.

Kur është pyetur arsyeja e kësaj kërkese nga ana e blerësve, Moers u përgjigj se arsyeja ishte siguria dhe stabiliteti që premton 4WD.

Moers gjithashtu konfirmoi dhe një herë se motorët V12 së shpejti do ti përkasin së kaluarës për modelet Mercedes-AMG. Modeli i fundit me 12 cilindra nga marka është S65 Final Edition.

Madje Moers u shpreh se edhe motorët me 8 cilindra janë në probleme për disa nga makinat e vogla të markës AMG, si për shembull C63.

Por mund të ndodhë që Maybach të vazhdojë të përdorë motorin me 12 cilindra në gjeneratën e ardhshme të S-Class, por jo në AMG.