Thuajini lamtumirë adrenalinës që përjetoni me makinën e benzinës, tashmë mjetet BMW M do të jenë të gjitha elektrike

ardita 0

BMW i ka bërë tashmë të qarta synimet e saj për të elektrifikuar makinat e saj gjatë viteve të ardhshme, por lind pyetja a do të elektrifikoje edhe mjetet e serisë M?

Lidhur me këtë çështje shefi i divizionit, Frank Van Meel gjatë një interviste me “Car Advice” tha: “Patjetër, të gjitha mjetet e serisë M do të elekrifikohen nga fundi i dekadës tjetër. Por kjo gjë do të ndodhë gradualisht. Shpresojmë që makinat e serisë M, do të vazhdojnë të kenë të njëjtin ndikim që kanë tani edhe pasi elekrifikimit.” 

Si gjithmonë, koha është gjithçka dhe Van Meel bashkë me ekipin tij po e bëjnë këtë me shumë mençuri.

“Shikoni komponentët e sotëm të elektrifikimit, ato janë mjaft të rënda dhe për ne si kompani e motosporteve, pesha e përgjithshme e automjetit dhe raporti fuqi-peshë është çelësi” – tha Van Meel.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”86″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English