Thuajini lamtumirë borës me këtë sistem të ngrohjes së rrugëve

armir 0

Tani do jeni më të qetë kur bie borë dhe nuk do të shqetësoheni se makina do ju bllokohet kur rruga të jetë e mbushur me borë.
Kjo për shkak të këtij sistemi ngrohës të rrugëve.

Lërjani të shkuarës vuajtjet me lopata për të hapur rrugën nga bora sepse kompania e quajtur WarmlyYours ka menduar për ju.
Ky sistem punon duke u futur nën asfalt dhe mbasi është nën asfalt, tejçon ngrohtësi në sipërfaqen e rrugës.

Mund ta zgjidhni vetë nëse doni që të mbuloni gjithë rrugën apo thjesht një pjesë të vogël. Materiali është mjaft rezistent dhe kur futet nën asfalt mbulohet me kujdes.

Më interesantja është që mund ta blini vetë në Amazon dhe bashkë me sistemin ju vijnë matësat dhe kontrollorët. Mund ta gjeni nga 120 volt deri në 277 volt, varet sesa doni ju.
Çmimi fillon nga 247$ për 2 metër katrorë.